Super Etrit Berisha! Pret dy penallti dhe fiton Kupën me ekipin e ri

Etrit Berisha ka fituar Kupën e Suedisë me skuadrën e tij, Hacken. Në finalen ndaj Malmos, pas barazimit në kohën e rregullt, fitorja u vendos pas goditjeve nga pika e bardhë. Berisha priti dy penallti, duke kontribuar në fitoren 2-4 të ekipit të tij. Portieri shqiptar ishte vendimtar në momentet kyçe të ndeshjes. Ai u bashkua me Hacken më 11 prill dhe menjëherë ia ka dalë të jetë vendimtar. Ky është trofeu i parë i tij me klubin suedez.

sfidanti.al