Firmoset kontrata, Milani bëhet me trajner të ri

Nuk ka më dyshime. Massimiliano Allegri është trajneri i ri i Milanit. Marrëveshja është mbyllur dhe palët kanë firmosur kontratën mes tyre.  Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, me 5 milionë euro në sezon, plus bonuse për Champions dhe titull kampion. Igli Tare e ka bindur trajnerin shumë shpejt dhe ka arritur të sigurojë firmën e parë. Allegri do të pasojë në stol Sergio Conceicao, i cili pritet të shkarkohet në orët e ardhshme.

sfidanti.al