Ernest Gjoka do të jetë trajner i Skënderbeut edhe në Kategorinë e Parë. Tekniku është konfirmuar në stolin e korçarëve, ndonëse nuk siguroi dot mbijetesën në elitë. Vendimi është marrë zyrtarisht nga drejtuesit dhe përgatitjet për sezonin e ri do të nisin më 25 qershor. Objektivi i Skënderbeut do të jetë rikthimi në Superiore, ndërsa nuk pritet të ketë ndryshime të shumta. Largimet do të jenë të pakta, ndërsa priten disa afrime për të përforcuar ekipin.
sfidanti.al