Partizani është pranë firmës me sulmuesin Ismet Sinani.
Sipas “La Casa di C”, palët janë në bisedime të avancuara dhe mungon vetëm firma.
Sinani ishte pjesë e Clodiense në Serinë C, por ekipi ra një kategori më poshtë dhe lojtari pritet të ndryshojë ekip.
Në ditët në vijim, klubi i kuq pritet të bëjë lëvizje më konkrete me sulmuesin.
Sinani është futbollist me origjinë nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Itali. Fillimet e tij me futbollin profesionist ai i ka shënuar me të rinjtë e Milan-it, një nga akademitë më të mëdha në Itali.
Me kuqezinjtë ai luajti deri në grupmoshën U-19, për të nisur më pas aventura në Serinë D dhe Serinë C.
sfidanti.al