Ç‘ishte ky gol në Ballsh?! Ta dënojmë ..”tradhëtarin”!

Në muzeun e anektodave të futbollit tonë, ajo që do  të zgjedhim, mbetet gjithmonë e freskët dhe pikante. Në kohën kur ishte trajner Starova, me urdhër të presidentit të tij, u kishte thënë futbollistëve që “ të mos gjuanin në portën kundershtare në pjesën e dytë ,  se nganjëherë e mbush edhe shejtani. Dhe ku dreqin qëlloi atë ditë, e mbushi shejtani , dikush”tradhëtoi” trajnerin, më shumë presidentin dhe shënoi një gol që nuk u festua . Madje u mallkua..pse lindi !

Por kjo nuk është thjesht anektodë, sepse shpesh na del nga muzeu, tamam si një fantazëm për të na treguar se është gjallë. Në ndeshjen e djeshme, Bylisi- Vora, goli i dytë i Sanogos, një gol për t’u puthur në ballë, tamam për të bërë festë me hallet që ka Ballshi,  nuk solli hare gëzimi, por ..një si valë zhgenjimi në radhët e ekipit. Paskish qënë barazimi ajo që kërkohej nga sipër dhe po luftohej me “mish e shpirt” nga poshtë..në fushë. Hajde gjeje po deshe,  del një “budalla” që  u prishi tërë ekonominë e lojës , pale pale edhe festonte golin !

Sfidanti.al