Albano Aleksi mbetet tek Egnatia. Kampionët e Shqipërisë kanë rinovuar me mesfushorin. Bëhet fjalë për një kontratë 3-vjeçare, e cila është firmosur mes palëve. “Albano Aleksi qëndron tek kampionët! Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kontrata me mesfushorin është rinovuar për 3 vjet të tjera. Suksese!”, shkruhet nga klubi kampion. 32-vjeçari ishte në dyshim për të ardhmen, por Egnatia edhe njëherë tregon se nuk i lëshon titullarët. Në të njëjtën pozitë ndodhen edhe Zejnullai e Ndreca.
sfidanti.al