Merkato e verës do të jetë vendimtare për disa lojtarë të Kombëtares shqiptare, të cilët do të ndryshojnë ekip. Një prej tyre është Adrian Bajrami. Mbrojtësi që është pjesë e Benficas, përflitet për huazim në një klub tjetër të elitës së futbollit portugez. Sipas “A Bola”, Estoril është klubi më i interesuar për ta marrë 23-vjeçarin në formë huazimi.
Objektivi i këtij operacioni është që Bajrami të ketë më shumë minuta në fushë dhe të vazhdojë rritjen e tij si lojtar. Benfica, ku ai ka kontratë deri në vitin 2029, nuk është e gatshme ta shesë përfundimisht dhe pritet që çdo marrëveshje të përfshijë klauzolën e rikthimit.
sfidanti.al