Cristiano Ronaldo Jr., djali i madh i ‘yllit’ portugez, ka marrë dhuratën e tij të parë të madhe automobilistike: një Lamborghini Urus S të bardhë. Lajmin e bëri të ditur vetë në Instagram, duke postuar një foto ku shfaqet pranë SUV-it sportiv me mbishkrimin “First car” (makina ime e parë).
Në kontrast me zgjedhjen e babait të tij, Cristiano Ronaldo, që kishte nisur aventurën me një Audi S3 kur ishte i ri te Manchester United, modeli i djalit është një Lamborghini modern dhe i fuqishëm. Automjeti ka motor V8 me 650 kuaj fuqi, mund të arrijë nga 0 në 100 km/h për vetëm 3,5 sekonda dhe shpejtësinë maksimale deri në 305 km/h. Sigurisht, për një 15-vjeçar, makina mbetet për momentin më shumë për shfaqje dhe pozim sesa për drejtim të vërtetë.
Kjo makinë simbolizon jo vetëm dashurinë e Cristiano Ronaldos për superautomjetet, por edhe fillimin e aventurës së djalit të tij në botën e luksit automobilistik, duke ndjekur gjurmët e babait që në moshë të re.

 
    