Bajerni i Mynihut nuk priti datën 25 dhjetor për të festuar Krishtlindjet. Si një punëtor i palodhur që realizon normat përpara afatit, klubi bavarez e organizoi në mbrëmjen e së shtunës, ceremoninë e përvitshme. Nuk munguan krerët si Uli Hënes apo Karl-Hajnc Rumenige, as trajneri Karlo Ançeloti, si dhe lojtarët me gratë dhe të dashurat.

