Manchester United ka fituar në “Old trafford” pas pesë barazimeve me radhë, ku mposhti 1:0 Tottenhamin.
Manchester United ka thyer ecurinë e rezultateve negative në “Old Trafford”, duke e mposhtur 1:0 Tottenhamin. Fitorja e fundit e “Djajve të Kuq” në këtë stadium ishte me 24 shtator kundër Leicester Cityt prej 4:1.
Golin e vetëm dhe të fitores në sfidën kundër Tottenham e shënoi mesfushori Henrik Mkhitaryan në minutën e 29’të të ndeshjes, i cili u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 85’të pas një demtimi që pësoi.
Pas kësaj fitoreje, United gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë të grumbulluara, me 13 pikë më pak se kryesuses Chelsea.