Napoli traumatizon Kaljarin me 5 gola, Juventus nokaut Torinon në ..fund

Trajneri i Napolit, Sarri është mrekulluar në fund të ndeshjes në Kaljari, kur ka parë se Napoli i tij ka dërguar 5 gola në portën sarde. “Deri 9 ditë më parë thonin se kondicioni ynë fizik ishte i keq, ndërsa tani kemi përgënjeshtruar gjithçka”. Në fakt, trajneri bazohet tek shifrat, 3 fitore me radhë dhe një prove karakteri në ndeshjen me Kaljarin, orari i së cilës akoma ka lënë shije zhgënjyese për Sarrin: “ Çdo gjë mund të bëhet në këtë orë, vetëm futboll jo”.

Heroi i ndeshjes ka qënë Mertens dhe trajneri nuk i kursen elozhet për sulmuesin që preku qiellin këtë ndeshje: “Kur luan në këtë mënyrë është një futbollist i madh dhe shpresoj që të jetë viti i konfirmimit të madh për të. Kemi menduar gjithnjë, edhe unë i pari, se Mertens mund të luante vetëm 20 minutat e fundit, por është ai vetë që po tregon të kundërtën”.

Kur flitet për Juventusin është krejt ndryshe, sidomos në një derbi plot me presion dhe me zemërim torinez gjatë 90 minutave. Ishte vetëm iluzion goli i Belotit të Torinos sepse më pas futbollistët e Alegrit, tamam si në skenarin e ndeshjes në Champions me Sevijen, morën frenat hap pas hapi dhe përbysën ndeshjen. Magjia është e realizueshme kur në fushë vendosin futbollistë si Higuain, që barazoi në fillim dhe përmbysi me golin e dytë, kur topi kaloi në “vrimën e gjilpërës” midis kembeve te Baneges. Goli i fundit, i treti në derbi që dëshpëroi më shumë tifozët e Torinos dhe trajnerin Mihajloviç erdhi nga Pjaniç, i cili nuk mund të mungonte. 1-3 në derbi ishte shumë për atë që ndodhi në fushë, ndërkohë duhet t’i dorëzohesh edhe fatit kur para ndodhet Juventusi.

Panorama e ndeshjeve : Atalanta – Udineze 1-3, Bolonja-Empoli 0-0, Palermo – Kievo 0-2, Kaljari-Napoli 0-5, Torino – Juventus 1-3 dhe Inter-Xhenova në orën 20.45.

Sfidanti.al