Pierre Emerick Aubameyang i ka vendosur një kusht Arsenalit për rinovimin e kontratës së tij. Sipas tabloidit britanik ‘The Sun’, sulmuesi nga Gaboni i ka kërkuar klubit londinez një kontratë 3 vjecare me pagë rreth 250 mijë Paund në javë. Aubameyang ka edhe më pak se një vit në kontratën e tij aktuale me Arsenalin

