Pankina e Manchester United është tronditur dhe pozicioni i Ole Gunnar Solskjaer është në rrezik dhe zërat për zëvendësimin e tij te Djajtë Kuq vijojnë. Lajmet e fundit përmendin emrin e Mauricio Pochettinos, ish trajnerit të Tottenham që aktualisht nuk ka asnjë skuadër nën drejtimin e tij. sipas tabloidit britanik ‘Mirror’ drejtuesit e Manchester United po mendojnë që stolin e skuadrës t’ia japin argjentinasit në vend të Solskjaer. Por historitë nuk mbyllen këtu; po sipas ‘Mirror’, duket se këtë ide e kanë edhe drejtuesit e rivalëve të qytetit, Manchester City në rast se do të marrë formë hipoteza e shkarkimit të Pep Guardiolës nga detyra e tij. në fakt as Citizens nuk janë protagonistë të një fillimi të mirë të sezonit kështu që nuk është cudi që të ndodhë edhe largimi i katalanasit
Ndërkaq, Manchester City gjithsesi vijon të kërkojë talente për të përforcuar skuadrën . Sipas ‘Don Balon’, në fakt Guardiola ka vënë në shënjestrën e tij Erling Haaland që do të kërkojë ta marrë për të zëvendësuar Agueron kontrata e të cilit me skuadrën angleze skadon në 2021 me argjentinasin që nuk ka rinovuar ende. Talenti norvegjez ka në kontratën e tij me Borussia Dortmund që skadon në 2022, një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 70 milionë Eurosh.
sfidanti.al