Dhe telashet nuk kanë të sosur te Inter; edhe Young pozitiv me Covid

Dhe telashet nuk kanë të sosur në shtëpinë e Interit. Coronavirusi vazhdon të bëjë kërdinë te zikaltrit teksa ka prekur edhe Young Ashley që e coi në 6 numrin e personave pozitivë me Covid 19 pas Bastonit, Skriniar, Gagliardinit, Nainggolan dhe Radu. Vetë Interi komunikoi lajmin për pozitivitetin e futbollistit anglez teksa në një komunikatë për shtyp theksoi se Young ka nisur periudhën e karantinimit në banesën e tij

Ky lajm e bën me dhimbje koke trajnerin Conte, Interi i të cilit në 17 tetor do të luajë në derbin e Madonninës ndaj Milanit. Pas pozitivitetit të Radu, Interi mori masat paraprake të tij teksa izoloi në Appiano Gentile deri ditën e martë të gjithë futbollistët që nuk iu bashkuan kombëtareve mes të cilëve ishte edhe Young. Ndërkohë u kryen stërvitje të distancuara dhe individuale, kryerjen e dusheve pas stëvitjeve dhe konsumimin e vakteve ushqimore në dhoma ndërkohë që kontaktet ishin reduktuar në minimum.

Të mërkurën ose të enjten skuadra e Interit pritet të plotësohet me lojtarët që do të vijnë nga ndeshjet e Kombëtareve me Conten që shpreson që të mos i rezervohet ndonjë surprizë e hidhur në prag të ndeshjes së rëndësishme me Milanin në San Siro

sfidanti.al