Ai vetë e fitoi Championsin kur quhej ende Kupa e Kampionëve, dhe kur luanin vetëm ata që dilnin kampionë në vendet e tyre. Feliks Magat shënoi golin e triumfit në finalen e vitit 1983 ndaj Juventusit në Athinë, kur Hamburgu mori titullin e parë dhe të vetëm në histori, ndërsa sot legjenda gjermane ka disa fjalë për Pep Guardiolën. “Mund të them se Barcelona i fitoi titujt në Champions falë Lionel Mesit, jo falë futbollit të mërzitshëm “tiki taka” të Pep Guardiolës, – u shpreh ish-kapiteni hamburgas, – tiki-taka ecën vetëm nëse ke lojtarë me cilësi teknike superiore ndaj kundërshtarëve, ndërsa për tifozët është e mërzitshme të mbash vazhdimisht topin, një skuadër e madhe nuk duhet të luajë ashtu. Sipas mendimit tim, Guardiola lodhet shumë për të fituar ndeshjen që përpara se ajo të luhet, hyn në detaje të imta, merr vendime të gabuara dhe shpesh humbet”.
Sfidanti.al