Ishte një ndër futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha të futbollit evropian dhe është një opsion joshës duke qenë se kontrata i skadon në muajin qershor të 2021. David Alaba nuk ka ndëmend të qëndroië në Bavari dhe fakti që nuk po flitet më për rinovimin e tij me Bayernin është më shumë se një tregues.
Juventus ka nisur me kohë lëvizjet e tij dhe bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit duket se kanë ecur mirë. Alaba mund të vijë te Zonja e Vjetër në fund të këti sezoni, por ndoshta edhe që në janar duke parë raportet e mira që klubi torinez ka me Bayernin e Mynihut
Alex Sandro përvec problemeve fizike që ka pasur, nuk bindi shumë sezonin e kaluar. Frabotta është shumë i ri dhe Cuadrado duhet të përshtatet me një rol që nuk është i tiji. Për këtë arsye duhet që Alaba të bashkohet me bardhezinjtë sa më shpejt që të jetë e mundur pasi kështu do të zgjidhej problemi i krahut të majtë të mbrojtjes.
Për më tepër austriaku ka treguar se është një prej futbollistëve më të dobishëm në Evropë duke qenë se ka bërë edhe rolin e qendërmbrojtësit dhe në të kaluarën është aktivizuar edhe në mesfushë.
Sfidanti.al