Trishtimi pushton familjen e Franceso Tottit. Në Romë ndërroi jetë, Enzo babai i ish kapitenit të Romës. I mbiquajtur ndryshe si ‘Sherifi’, Enzo Totti ishte shtruar në spitalin Spallanzani pasi ishte prekur nga coronavirusi. Babai i Tottit që në maj festoi 76 vjetorin e lindjes kishte edhe patologji të tjera dhe përpara disa vitesh pësoi atak kardiak.
Enzo Totti që shkonte shpesh në Trigoria për të ndjekur të birin, njihej për hyrjet e tij në dhomat e zhveshjes. Si pasojë e ndarjes nga jeta të Enzos për shkak të Covid-19, Francesco Totti dhe e gjithë familja e tij iu nënshtruan kontrolleve rutinë dhe për momentin asnjë nga cifti nuk ka rezultuar pozitiv. Megjithatë si masë paraprake të gjitha aktivitetet e Totti Soccer School u pezulluan.
‘Lamtumirë Enzo! Përqafimi ynë shkon për Fiorellën, Francescon, Riccardon dhe të gjithë familjen Totti-shkruhej në postimin e skuadrës së Romës që ngushëlloi familjen e Francesco Tottit
Sfidanti.al