Anglia mundi numrin 1 të botës, por trajneri Sauthgejt nuk di të qeshë!

Dakord, ishte një sukses madhe ndaj asaj që quhet si skuadra më e mirë e këtyre kohëve në renditjen e FIFA-s. Belgjika u mposht 1-2 në “Uembli” dhe gjithçka duket e qeshur për Anglinë e lojtarëve të rinj si Mejzën Maunt, Markus Rashford, Rajs, Aleksandër-Arnold, Kalvert-Ljuin, Xhejms apo Sanço. Pikërisht Rashford me penallti dhe Maunt me devijim ishin autorët e golave që përmbysën belgët, që shënuan të parët me penalltinë e fituar dhe ekzekutuar nga Lukaku.

Gjithsesi, trajneri anglez Sauthgejt nuk ishte plotësisht i kënaqur. Skuadra e tij ishte shumë inferiore në pjesën e parë, me vetëm një gjuajtje në portë, ndërsa Belgjika pati 7 raste. Pas pushimit ishte “muzikë” tjetër, por siç shkruan “Deili Meili”, “nëse e bën punën përgjysmë, edhe fitoret do t’i kesh përgjysmë”. Belgët, të udhëhequr nga De Brujni e bënë Anglinë të fliste me vete në 45 minuta dhe kritikët thanë se “tre luanët” kanë rrugë të gjatë për të bërë që të barazohen me ta, por Sauthgejti theksoi pas ndeshjes se “fakti që fituam me numrin 1 të botës tregon se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”.

Sfdanti.al