Golat me Portugalinë? Ndaj Francës, Ronaldo shënoi vetëm në … video!

Nuk është se rezultati ishte i keq, përkundrazi. Një barazim 0-0 në fushën e kampionëve të botës është padyshim arritje, aq më tepër kur ruan vendin e parë në grup me goleverazh dhe Kristiano Ronaldo duhet të ketë mbetur i kënaqur si kapiten i Portugalisë. Në “Stad dë Frans” kampionia në fuqi e Ligës së Kombeve nuk i lejoi vetes humbje, por dy yjet e sulmit, pikërisht Ronaldo e Kilian Mbape, këtë herë ishin “të urtë”. Mbrojtjet triumfuan ndaj lojës ofensive, ndërsa Ronaldo nuk arriti të shënonte dhe golat i ndoqi vetëm nëpërmjet një videoje që ishte përgatitur enkas për të, për 100 golat e shënuar me fanelën e kombëtares. Gjatë sfidës, dy yjet e sulmit patën raste të bisedonin me njëri-tjetrin. Mbapeja 21-vjeçar ka deklaruar më herët se Ronaldo 35-vjeçar ka qenë idhulli i tij.

Sfidanti.al