Seria A, nëse Juvja dominon për titujt, Interi dominon për rrogën e trajnerit!

Për ekipin më të fortë në Itali gjithë këta vjet nuk është nevoja të pyesësh. Edhe alienët, nëse ekzistojnë dhe i janë afruar ndonjëherë planetit tonë, e dinë se “Zonja” e Serisë A është ajo e “Vjetra”, Juventusi. Gjithsesi, kur vjen puna për shpenzimin për trajnerin, piemontezët nuk janë shumë lart në tabelë. Këtu kryeson Interi me Antonio Konten që merr 12 milionë euro në sezon, dhe që zikaltërve u kushtojnë 24 milionë për shkak të taksave. Vendi i dytë është tepër larg, me një diferencë që duket më e madhe sesa ajo futbollistike e Juventusit me rivalët.

Konten e pason trajneri i Romës, Fonseka që merr 5 herë më parë, 2.5 milionë euro në sezon, ndërsa në vend të tretë është tepër e respektuar Atalanta që paguan trajnerin e saj të shkëlqyer, Gasperini, me 2.2 milionë euro në vit. Vetëm pas tij qendron Andre Pirlo i Juventusit, me rrogë të njëjtë me Inzagin e Lacios dhe Mihajloviçin e Bolonjës, nga 1.8 milionë secili. Ata ndiqen nga Pioli (Milan), Gatuzo (Napoli) dhe Xhampaolo me nga 1.5 milionë euro në 12 muaj (përjashtuar shpërblimet), ndërsa në fund fare të listës janë Liverani dhe Italiano me nga 500 000 euro në vit. Juventusi gjithsesi ka një shpenzim shtesë dhe shumë të madh sepse i jep 5.5 milionë euro Sarrit të shkarkuar.

Renditja

12 milionë euro, Konte

2.5 milionë, Fonseka

2.2  milionë, Gasperini

1.8 milionë euro, Pirlo, Inzagi, Mihajlovic

1.5 milionë euro, Pioli, Gatuzo, Xhampaolo

……………………………

0.5 milionë euro Liverani dhe Italiano

Sfidanti.al