Në Angli po e quajnë “futbollisti me trupin e një kampioni olimpik”, me trupin e një perëndie të vjetër greke, ndërsa tek Paris SG është rekordmeni i golave. i tillë Edinson Kavani, sulmuesi 33-vjeçar që është thirrur në ndihmë nga Mançester Junajtidi. Duke kthyer kokën pas, uruguajani tregoi diçka lidhur me raportet me Nejmarin kur ishte tek PSG. “Ne jemi shumë të ndryshëm, – tha ai për televizionin amerikan, ESPN, – ne nuk kemi shumë gjëra të përbashkëta, dhe mendojmë në mënyrë të ndryshme. Kjo, gjithsesi, nuk e pengon njeriun që të bashkëpunojë me tjetrin”. Gjithsesi, Kavani nuk e pati të mirë bashkëpunimin në fillim, kur edhe u përplasën për goditje penalltie apo edhe goditje dënimi. Kavani është rekordmeni i golave në Paris me 200 gjithsej në vetëm 301 ndeshje, nga të cilët 138 në kampionat, ndërsa në total ka mbi 400 gola në karrierë, mes klubeve dhe Uruguajit.
Sfidanti.al