Ish futbollisti i Manchester United, Paul Scholes përpara pak kohësh bleu klubin e Salford City, por ish mesfushori anglez është emëruar edhe si trajner i komanduar i kësaj skuadre për të zëvendësuar teknikun Graham Alexander që dha dorëheqjen.
Salford militon në Football League Two, Divizioni i Katërt në futbollin anglez ku pas 5 javësh është në vendin e pestë në klasifikim me 9 pikë. Bashkë me Scholes, pronarë të Salford City janë edhe ish lojtarë të tjerë të akademisë së Manchester United; Nicky Butt, Ryan Giggs, Gary dhe Phil Neville ashtu sikurse edhe David Beckham me këtë të fundit që bleu një kuotë aksionesh në muajin janar.
Në të njëjtën kohë, pronari kryesor i këtij klubi mbetet miliarderi nga Singapori Peter Lim me 40% aksione në zotërim me këtë të fundit që është edhe pronar i klubit spanjoll, Valencia.
Sfidanti.al