Trajneri i “djajve të kuq” ishte në qiellin e shtatë pas një fitoreje tepër të rëndësishme kur ekipi i tij dhe ai vetë ishin me shpatulla pas murit. Mançester Junajtidi fitoi me përmbysje ndaj Atalantës së fortë në ndeshjen e grupit në Champions dhe “Old Trafordi” oshëtiu nga rreth 73 000 tifozët që ishin në

