E ka fituar gjashtë herë trofeun më të shkëlqyer individual, por duket se do ta fitojë edhe për të shtatën. Lionel Mesi është i tillë, nuk e humb kurrë shkëlqimin, dhe loja e tij gjatë vitit 2021 është e jashtëzakonshme, sidomos me Barcelonën dhe Argjentinën, me të cilën fitoi Kupën e Amerikës. Me Paris SG tani po nis të tregojë veten, por gjithsesi fakti që ai mund të fitojë Topin e Artë të 7-të në karrierë nuk është pritur kudo mirë. Në Itali, ka shpërthyer “kryengritja” e të përditshme së njohur “Il Korriere delo Sport”, nën titullin “Mesi VII dhe ai çmim i netëve të zakonshme”. “Il Korriere” thekson se nuk është e drejtë që Mesi të fitojë përpara Jorginjos, që fitoi më shumë trofe sesa argjentinasi pasi mori Europianin me Italinë dhe Championsin me Çelsin. “Ndoshta Jorginjo duhej të kishte shkuar me bujë tek Paris SG, – vëren “Il Korriere”, – po ashtu, në 2020, Levandovski fitoi gjithçka me Bajernin, por “Frans Futbolli” nuk e dha çmimin për shkak të koronavirusit”.
Sfidanti.al