Bajerni shkon në Lisbonë, Levandovski mendon Topin e Artë

Shampanjën në Bundesligë duket se e kanë vënë në akull që tani, dhe nuk mund të jetë ndryshe kur mundin 5-1 rivalin Leverkusen në “BayArena” dhe kur Dortmundi e tregon veten aq të dobët sa që të shkatërrohet në Champions 0-4 në fushën e Ajaksit. Ky Bajern është “pronar” i futbollit gjerman, ndërsa synimi është Liga e Kampionëve, me Robert Levandovskin që do të luftojë deri në fund për të fituar Topin e Artë, edhe pse Mesi e Benzema cilësohen si favoritë. Me gjasë, polaku do të ketë “interesa” nga viti 2020 kur ai e stërmeritonte Topin e Artë, por “Frans Futbolli” u dorëzua para koronavirusit, ndonëse trofeun mund ta jepte edhe pa ceremoni. Kandidaturën e Levandovskit e mbështet një rival si Kevin De Brujn. Mesfushori sulmues i Mançester Sitit dhe i Belgjikës thotë se sulmuesi polak e meriton. “Nëse duhet të zgjedhim, duhet të shohim periudhën 2-vjeçare, dhe unë do të zgjidhja Levandovskin për atë që ka bërë, për aq shumë gola që ka shënuar dhe trofetë që ka fituar me Bajernin” – thotë De Brujn.

Sfidanti.al