Ibra e Pioli në një gojë: Milan fantazmë, por kemi ende shpresë!

Duhet ta marrin në telefon Jurgen Klopin, ndoshta edhe Mohamed Salahun, për t’i falenderuar. Ishte fitorja e Liverpulit në Madrid ndaj Atletikos që e bën këtë Milan të ketë ende shpresë në Champions, ndërsa diferenca e Serisë A me Europën “që vlen” u duk sërish “açik”. Edhe pse mediat italiane theksuan se goli i Portos duhej të ishte anuluar për faull të Taremit ndaj Benaserit, sërish trajneri Stefano Pioli dhe Zllatan Ibrahimoviç nuk u fshehën. “Porto ishte më mirë se ne, – tha Pioli, – jemi ende në garë, por do të jetë shumë e vështirë”. Po Ibra? “Kjo ishte ndeshja më e dobët që kemi luajtur që kur kam ardhur tek Milani, – u shpreh suedezi, – gjithsesi jam me besim, ende nuk ka përfunduar”. Milani nuk ka asnjë pikë në 3 ndeshje në Champions, por Atletiko e Porto kanë nga 4.

Sfidanti.al