Guardiola ka rënë në “dashuri” me yjet e tij: Të shkëlqyer në gjithçka bëjnë!

Mançester Siti fitoi 5-1 në Belgjikë ndaj Klub Bryzhit, duke qenë lënë pas humbjen 0-2 me Paris SG një ndeshje më parë, por trajneri Pep Guardiola ishte më shumë i lumtur për lojën e lojtarëve të tij sesa për golat dhe rezultatin. “Kënaqësia më e madhe ishte mënyra sesi luajtëm, – tha Pepi, – ne e dominuam ndeshjen, ne krijuam shumë raste, shënuam shumë gola, sulmuam në çdo mënyrë dhe shfrytëzuam hapësirat. Djemtë ishin të shkëlqyer në gjithçka që bënë”. Mançester Siti është kandidat kryesor për të fituar Championsin, bashkë me ekipiet e tjera angleze si Çelsi e Liverpuli, por edhe me Paris SG e Bajernin.

Sfidanti.al