Rekordi i pabesueshëm i Guardiolës, 40 ndeshje me 5 gola e lart tek Siti

Në stol u ul në 2017 dhe në vetëm 4 vjet ka bërë diferencën. Natyrisht, është edhe meritë e Pep Guardiolës, dhe e stilit të tij ofensiv, por edhe e fuqisë financiare të Mançester Sitit, ndërsa trajneri katalanas vazhdon të udhëheqë skuadra që shënojnë shumë gola. Statistikat tregojnë se Siti i Pepit ka 40 ndeshje me 5 gola e lart në këta 4 sezone e pak, duke qenë baraz me dy ekipet që e ndjekin, të marrë së bashku. Liverpuli i Jurgen Klopit ka 21 ndeshje me 5 gola e më shumë, ndërsa Totenhemi vjen në vend të tretë me 19. Guardiola vazhdon traditën që kishte tek Barcelona në vitet 2008-2012, si dhe tek Bajerni në sezonet 2013-2016.

Sfidanti.al