Champions, nga goli i Ronaldos tek marshimi i Bajernit!

Një nga ato ndeshje që mund të ndryshojnë një sezon dhe që japin shpresë. Mançester Junajtidi arriti një fitore të madhe ndaj Atalantës italiane me shifrat 3-2, duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2. Në një mbrëmje që u duk e dështuar në “Old Traford” pas golave të shënuar nga Pashaliç e Demiral, “djajtë e kuq” të trajnerit Solskjer bënë mrekullinë pas pushimit kur Markush Rashford (53’), Harri Megajer (75’) dhe Kristiano Ronaldo (81’) kurorëzuan reagimin e anglezëve. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Junajtidin pas humbjes në Zvicër me Jang Bojsin, ndërsa kryeson renditjen.

Fitorja tjetër që veçohet fort në mbrëmjen e e fundit ishte ajo e Bajernit në fushën e Benfikës me shifrat 4-0. U arrit në 20 minutat e fundit kur shënuan Sane, Everton (autogol), Levandovski dhe sërish Sane. Ky i fundit është transformuar në Mynih, Levandovski vazhdon të shkëlqejë në Champions, ndërsa fitorja e Bajernit ndihmon indirekt Barcelonën që të shpresojë edhe më shumë për kualifikimin.

Në sfidat e grupit H, Juventusi ia doli fare në fund në Rusi ndaj Zenitit të Shën Peterburgut me golin e shënuar në 86’ nga Kulushevski, ndërsa Çelsi fitoi në “Stemford Brixh” 4-0 ndaj Malmoes. Kristensen, Zhorzhinjo 2 herë me penallti dhe Kai Haverc shënuan golat.

Grupi E: Barcelona-Dinamo Kiev 1-0, Benfika-Bajern Mynih 0-4; Renditja: Bajern 9 pikë, Benfika 4, Barcelona 3, Dinamo Kiev 1.

Grupi F: Mançester Junajtid-Atalanta 3-2, Jang Bojs-Vijareal 1-4; Renditja: Mançester Junajtid 6, Vijarreal 4, Atalanta 4, Jang Bojs 3.

Grupi G: Salcburg-Volfsburg 3-1, Lilë-Sevilja 0-0; Renditja: Salcburg 7 pikë, Sevilja 3, Lilë 2, Volfsburg 2.

Grupi H: Çelsi-Malmoe 4-0, Zenit Shën Peterburg-Juventus 0-1; Renditja: Juventus 9 pikë, Çelsi 6, Zenit Shën Peterburg 3, Malmoe 0.

Sfidanti.al