Sipas këtij skenari, Timo Verner do të duhet të kërkojë ekip tjetër, ndërsa Armando Broja duhet të presë disa vjet për t’u kthyer në “Stemford Brixh”, apo mund të mos kthehet fare. Kjo pritet të ndodhë nëse Tomas Tuhel realizon atë që thotë, pra afrimin e Erling Halandit tek Çelsi, ndërsa ka edhe Romelu Lukakun. “Ne kemi folur disa herë për Halandin, – pranoi trajneri gjerman, – u diskutua gjatë verës, por doli se nuk ishte diçka e mundshme dhe e realizueshme në atë kohë. Natyrisht, ne flasim rregulisht për të sepse ai është një lojtar fantastik, dhe një yll i Dortmundit që është rival me ne në Champions. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por nuk do ta kisha problem që ta aktivizoja edhe Lukakun, edhe Halandin”.
Sfidanti.al