Pak ditë më parë, ish-presidenti I Bajernit, Uli Hënes, u zemërua keqaz me lojtarët bavarezë që festuan si të çmendur fitoren e Bundesligës, ndërsa ishin eliminuar që në çerekfinale të Championsit ndaj Vijarrealit, në atë që u cilësua një dështim I madh. Hënesi kishte të drejtë sepse tek Bajerni festojnë çmendurisht vetëm kur arrijnë maksimumin.

