Si e merr Bajerni De Ligtin? Duke shitur më parë emra të mëdhenj!

Një shprehje në Gjermani (por, edhe kudo në botë) thotë që “përpara sesa të shpenzosh duhet të mbledhësh para”. Bajerni e ka shumë mirë parasysh një gjë të tillë, ndërsa bavarezët bëhen gati për një ofertë tepër të madhe për Matijs De Ligtin tek Juventusi, plot 90 milionë euro maksimumi! Kjo shumë është tepër e madhe për një klub të tillë, që shpenzoi edhe rreth 40 milionë euro për Sadio Manenë e diçka tjetër për Gravenberhun, Bajernit i duhet që të mbushë arkat. Deri tani ka fituar 24 milionë me transferime më të vogla si Riçards, Roka dhe disa lojtarë të akademisë, por duhet ende. Për këtë, duhet sakrifikuar ndonjë emër i madh i cili mund të jetë Levandovski, Gnabri, Pavar apo Zabicer.

Sfidanti.al