“La Gazeta delo Sport”: Blerja e Asllanit, jo më e paktë se kthimi i Lukakut!

E shkruan një gazetar italian i quajtur Luixhi Garlando, ndërsa ka gjetur hapësirë në të përditshmen më të njohur sportive në Itali. “Është e vërtetë që kthimi i Lukakut, – shkruan ai, – është shumë më i bujshëm, dhe transferimi më i madh i Interit këtë verë, por mbërritja e Asllanit nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo e Lukakut sepse i jep mundësi Interit të ketë më shumë alternativa në një pozicion delikat, siç është ai i mesfushës ku luan Marcelo Brozoviç. Largimi i Sensit duhej zëvendësuar dhe Interi ka nevojë që të jetë favorit ndaj Milanit në garën për titull ndaj edhe i duhet edhe Asllani”.

Sfidanti.al