Vajzat e Spanjës U19 për herë të katërt janë kampione të Europës

Nuk e patën të lehtë në finalen e turneut kontinental ndaj Norvegjisë së fortë, por ia dolën. Nëse vajzat e rritura të kombëtares së Spanjës cilësohen favorite për të fituar Kampionatin Europian, ato të ekipit përfaqësues U19 e përfunduan me sukses detyrën. Në stadiumin e Ostravës në Republikën Çeke, vajzat e reja iberike triumfuan 2-1 ndaj skandinaveve duke merituar gjithçka, edhe pse ishin në dizavantazh. Omarsdotir shënoi për nordiket që në 5’, por Elexpuru (36’) dhe Bartel (90’+4) vulosën fitoren e “furive të kuqe”. Ky ishte titulli i katërt në histori për Spanjën U19, që barazohet me Gjermaninë dhe mbetet vetëm një kampionat më pak të fituar sesa Franca.

Sfidanti.al