Napoli i ofron Kulibalit shiritin e kapitenit dhe 30 milionë euro në 5 vjet!

Në një kampionat tjetër do të ishte një page jo kushedi se çfarë, pasi Paris SG, Reali, Bajerni dhe skuadrat angleze japin shumë më tepër, e këtë gjë mund ta bëjë edhe Barcelona, si dhe do ta bëjë më mirë në të ardhmen. Gjithsesi, për Napolin dhe për Serinë A janë shumë 6 milionë euro në sezon që klubi i ka ofruar Kulibalit. Mbrojtësi i qendrës nga Senegali kërkohet nga Juventusi, i cili do të ketë paratë pas transferimit të De Ligtit tek Bajerni, por Napoli ende ka shpresë. Klubi i Italisë së Jugut i ka ofruar 30 milionë euro gjithsej për 5 vjet, plus edhe shpërblimet në bazë të arritjeve, e po ashtu shiritin e kapitenit. Drejtori sportiv, Kristiano Xhuntoli (në foto), thotë se Kulibali është duke u menduar.

Sfidanti.al