Të gjithë vdesin për Brojën, por Çelsi ende është në pritje!

Gjithnjë e më shumë po kuptohet strategjia e bluve të Londrës me sulmuesin shqiptar. Përtej kërkesave të shumta që po vijnë për të, nga Njukasëlli, Uest Hemi, Evertoni, Sauthemptoni apo edhe Napoli, sërish trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, nuk ka dhënë asnjë përgjigje. Duket se gjermani i qendron një vendimi që ka marrë që në fillim, pra që do ta shikojë me sytë e tij Armando Brojën në aksion për ekipin e tij gjatë fazës përgatitore, dhe pastaj do të vendosë. Nëse do të bindet që sulmuesi 20-vjeçar ia vlen që të mbahet në ekip si alternativë në një sezon të ngarkuar, nuk do të ngurrojë që t’i japë një fanelë, në të kundërt mund të bindet për ta transferuar kundrejt 30 apo më shumë milionë paundëve stërlina. Pritet se çfarë do të bëhet me Kristiano Ronaldon, Stërlingun dhe me Rafinjën, ndërsa Dembele duket se do të mbetet tek Barcelona.

Sfidanti.al