Kroacia nxjer finalist në turneun e të rinjve në Uimbëlldon, ndërsa Shqipëria merret me … sportin në shkolla!

Se me çfarë sporti na ka mbetur për t’u marrë në një vend që shkatërron gjithçka që ka të bëjë me të, kjo kuptohet mirë, ndërsa fqinjët tanë vazhdojnë të shkëlqejnë. Serbia krenohet me Novak Gjokoviçin që është në prag të Grand Slemit të 21-të në karrierë pasi arriti finalen e Uimbëlldonit, por edhe Kroacia mund ta ketë shpejt një Gjokoviç apo më mirë të themi një Ivanisheviç të ri. Një talent i tenisit ballkanas dhe europian, 17-vjeçari Mili Poljiçak, arriti finalen e Uimbëlldonit në turneun individual për të rinj. Adoleshenti nga Spliti fitoi 2-0 ndaj spanjollit Pablo Rodenas duke treguar nivelin e tij të lartë. Për ata që nuk e dinë, Kroacia ka vetëm 56 000 km2, pra rreth dyfishin e Shqipërisë, dhe më pak se 3.9 milionë banorë sot për sot.

Sfidanti.al