Totalin e rrjetave e ka ende më të vogël sesa Kristiano Ronaldo, rivali i tij i përhershëm. Lionel Mesi ka 782 gola në karrierë për ekipet e klubeve dhe për kombëtaren, ndaj 818 që ka portugezi, ndërsa po i afrohet më shumë atij kur vjen puna për goditjet e sakta në kampionatet kryesore të kontinentit.

