Spaleti: Kjo ishte një fitore themelore për ne!

Trajneri i Napolit nuk paska mbetur i kënaqur me ato që paska dëgjuar këto kohë. Mjaftoi një humbje e skuadrës së tij në kampionat, ajo ndaj Lacios, që të vinin kritika dhe dyshime, por përgjigja u dha shpejt. Fitore 2-0 ndaj Atalantës në “Maradona” dhe vazhdim i marshimit drejt titullit në Serinë A. “Mjaftoi një humbje që të thuheshin shumë gjëra për ne, – tha Luciano Spaleti, – vjet po ashtu pati kritika për ne, dhe tani duhet të fitojmë. Napoli dëshiron të dalë kampion. Nuk ishte e lehtë ndaj Atalantës, ishte një fitore themelore, fondamentale”.

Sfidanti.al