Këto kohë nuk ka qenë aq i shkëlqyer sa më parë, por gjithsesi vazhdon të shënojë rrjeta të rëndësishme. Erling Halandi mund të kritikohet si “mish i huaj” tek Mançester Siti, por gjithsesi 28 gola në një sezon me 27 ndeshje gjithsej deri tani, nuk janë aspak gjë e vogël. Halandi këtë herë shënoi me penallti në 78’ në fushën e Kristël Palasit duke siguruar fitoren e vogël 1-0 dhe tri pikët që e afrojnë Sitin në 2 pikë nga Arsenali kryesues. Londinezët ende nuk kanë luajtur këtë javë. Palasi ishte dobët dhe për të tretën ndeshje radhazi nuk pati asnjë goditje në portë.
Sfidanti.al