Regbi, Franca bën namin ndaj Anglisë në stadiumin e lavdishëm “Uikenham”

Vazhdon turneu i madh i Gjashtë Kombeve në këtë sport tepër të vjetër dhe këtë të shtunë erdhi një rezultat që nuk ishte parë ndonjëherë. Franca arriti një fitore të jashtëzakonshme në Londër ndaj Anglisë, me shifrat 53-10. Ky sukses do të hyjë në histori sepse 53 pikët e pësuara nga Anglia janë më të shumtat që kjo kombëtare ka pësuar në stadiumin “Tuikenham” në këtë turne të lavdishëm. Duket se kombëtarja e madhe angleze po përjeton kohë shumë të vështira.

Sfidanti.al