Mund të eliminohesh nga Championsi dhe të kesh një “kulturë humbjeje”, siç i akuzojnë në Francë. Gjithsesi, tek Paris SG e dinë se nga situatat e vështira mund të dilet edhe me lëvizje të bujshme. Vjet ishte rinovimi me Kilian Mbapenë, para dy vjetësh ishte ardhja e Lionel Mesit, ndërsa këtë verë duket se mund të jetë Erling Halandi. Mediat raportojnë se klubi parizien ka ndërmend të paguajë rreth 200 milionë euro për kartonin e sulmuesit norvegjez, të cilin besohet se e kërkon edhe Reali i Madridit. Një tjetër derbi mes dy klubeve, ndërsa nuk dihet se çfarë mendon vetë Halandi dhe po ashtu Mançester Siti.
Sfidanti.al