Deshamp e fton në kombëtare, por Benzema ka vendosur të flasë

Do ta bëjë për njerëzit, për tifozët, të paktën kështu ka thënë. Sulmuesi i Francës dhe i Realit të Madridit, Karim Benzema, mendon të dalë shpejt përpara mediave, në një intervistë ku do të përpiqet të sqarojë atë që ndodhi në Kupën e Botës. Të përditshmet spanjolle raportojnë fjalët e tij që thotë se “do të flas për njerëzit”. Trajneri i “gjelave”, Didie Deshamp, ka vendosur ta thërrasë në kombëtare në mënyrë që veterani të japë lamtumirën me Francën, por nuk dihet nëse kjo do të ndodhë, dhe nëse Benzema do të pranojë. Sulmuesi u dëmtua në prag të Botërorit, dhe pastaj Deshampi e largoi nga ekipi, duke mos e thirrur në finale edhe pse ai ishte gati.

Sfidanti.al