Kërri jep spektakël dhe Golden Stejti mund Miluokin!

Golden State kthehet te fitorja dhe e bën këtë në një ndeshje spektakolare kundër një prej favoritëve të NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan mundën 125-116 Miluokin, ndërsa për fatin e kësaj sfide duhej të luhej një kohë shtesë. Pa Janis Atentokoumpo, Grizlis i dhanë fund serisë pozitive. Meritë për këtë kishte rikthimi i Stefën Kerrit në kohët e tij të arta. Ylli i Uorriors realizoi 36 pikë për triumfin e skuadrës së tij, që renditet në vendin e shtatë të zonës së play-off në Konferencën e Perëndimit.  Boston ka konfimuar se kriza është harruar, duke siguruar fitoren e dytë radhazi. Në rrugën e Sëlltiks ka rënë Atlanta, që u dorëzua me rezultatin 125-134.

Dhe kur Boston fiton do të thotë se Xhejzon Tatum është në formë të shkëlqyer. Kjo konfirmohet edhe nga dy shifrat e tij dopjo me 34 pikë dhe 15 topa të kapur në tabelë. Me këtë sukses, Boston forcon pozitat në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes dhe mund të shpresojë të marrë sërish kryesimin.  Në një periudhë të mirë është Memfis, që me një tjetër fitore blindon vendin e dytë të renditjen e Perëndimit. Grizlis mundën Dallas me rezultatin 112-108. Për të çuar skuadrën e tyrte drejt suksesit menduan Bejn dhe Rodi, që së bashku shënuan 49 pikë. Nga ana tjetër, për Dallas u ndje shumë mungesa e Luka Donçiç.

I njëjtë diskutimi për Feniks, që pa Kevin Durant të dëmtuar u dorëzuan përballë Sakramentos me shifrat 119-128. Në sfidat e tjera të mbrëmjes në NBA, fitore të rëndësishme siguruan Orlando, Jutah, Los Anxheles Klipers dhe Oklahoma.

Sfidanti.al