Për të shkuar në Madrid është gati të refuzojë një rrogë të jashtëzakonshme, 36 milionë euro në sezon, që Paris SG ia afron duke e barazuar me Nejmarin. Kilian Mbape, gjithnjë sipas mediave spanjolle, e ka ndarë mendjen për të veshur fanelën “merenges” sezonin e ardhshëm dhe nuk ka dëshirë që të presë më tej.

