Për vetë rolet që kanë, përballjet “El Klasiko” mes tyre ishin të nxehta, shpesh me ndërhyrje të ashpra, me protesta, kartona, të bërtitura dhe deri me përballje fizike kokë më kokë. Flasim për Lionel Mesin dhe Sergio Ramosin, legjendat e Barcelonës dhe Realit të Madridit, që tani janë së bashku tek Paris SG. Një gjë të tillë e bëri të mundur presidenti Al Helaifi që përfitoi nga momenti i keq katalanas dhe vendimi i Realit për të mos e mbajtur kapitenin. Ramosi është përjashtuar dy herë me të kuqe në duelet ndaj Mesit, por besohet se dy yjet do ta lenë mënjanë të kaluarën dhe do të luftojnë së bashku për të fituar trofe.
Sfidanti.al