Paris SG thyen rekordet e rrogave në sportin botëror!

Në një 10-vjeçar kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro për ekipin dhe sheikët e Lindjes së Mesme nuk duan të ndalen. Me afrimin edhe të Lionel Mesit, pas atyre të Ramosit, Donarumës, Vajnaldumit e Hakimit, Paris SG ka dalë në vendin e parë të borderove të rrogave në sportin botëror. Klubi parizien paguan gjithsej për lojtarët rreth 300 milionë euro,  duke lënë pas Realin e Madridit, e duke qenë shumë më përpara Nju Jork Jankisve, Dallas Kaubojsëve dhe Golden Stejt Uorriorsëve. Reali është në vend të dytë me rreth 240 milionë euro, ndërsa Mançester Junajtidi e ka nivelin e rrogave në 230 milionë euro.

Sfidanti.al