Broja nuk ia del me Çelsin, por kapja e Premier Ligës është një sukses!

Të kthehesh nga Holanda në elitën e futbollit anglez është padyshim një sukses i madh. Këtë arriti ta bënte Armando Broja, i cili do të luajë sezonin e ardhshëm me Sauthemptonin në Premier Ligë. Sulmuesi 19-vjeçar i kombëtares shqiptare nuk arriti ta realizonte këtë verë qendrimin tek Çelsi, por sërish ka ngjitur shumë shkallë në karrierë që nga Superliga e Holandës në kampionatin më të fortë të botës. Në moshën e tij të re, i ka të gjitha mundësitë që të bëjë edhe më përpara. Jo vetëm kaq, por huazimi i Brojës tek Sauthemptonin nuk përmban asnjë klauzolë për blerje,  që tregon se trajneri i Bluve të Londrës,  Tuhel, ka plane për ta thirrur në ekip sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sfidanti.al