Ajo ishte nga Zelanda e Re, një vend padyshim ndër më të lumturit në botë. Ishte vetëm 24 vjeç dhe në fotot e hedhura në rrjetet sociale paraqitej e lumtur me jetën. Gjithsesi, komuniteti sportiv neozelandez lajmëroi i tronditur se çiklistja Olivia Podmor i dha fund jetës së saj duke bërë vetëvrasje. Shoku i saj, Erik Marrej, një vozitës profesionist që mori pjesë në Olimpiadë, deklaroi se “asgjë nuk tregonte se ajo do të bënte një veprim të tillë”. Podmor mori pjesë në Lojrat Olimpike në Rio 2016, ndërsa hodhi një mesazh në Instagram duke theksuar streset e konkurrimit sportiv, vetëm pak orë para vetëvrasjes. Problemet psikologjike duket se ndikohen nga konkurrimi profesionist siç e kanë treguar shqetësimet e tenistes Naomi Osaka dhe gjimnastes Simonë Bajls.
Sfidanti.al