Lampard: Siti e Çelsi do luftojnë për titullin me Junajtidin e Liverpulin!

Ka qenë vetë një lojtar që ka fituar disa herë Premier Ligën, ndërsa si trajner herën e parë nuk e pati të suksesshme.  Gjithsesi, dikush si Frenk Lampardi është një specialist kur vjen puna për parashikimet në Premier Ligë dhe mendon se gara për titull këtë sezon do të jetë e hapur dhe e disa pretendentë. Ai foli për “Skaj Sportin”, dhe vërtet theksoi se Mançester Siti e Çelsi janë shumë të fortë, por nuk mund të hiqen mënjanë ekipe si Mançester Junajtidi dhe Liverpuli. “Nuk mund të mos llogarisësh Junajtidin , tha Lampsi, – edhe vjet ekipi i Solskjerit nuk ishte larg, ndërsa këtë vit ka marrë lojtarë shumë të mirë si Sanço apo Varan. Liverpuli po ashtu është shumë i fortë sepse i janë kthyer yjet nga dëmtimi. Mos harroni se dy vjet më parë, ata ishin ekipi më i mirë në Premier. Garën për titull e shoh shumë të hapur”.

Sfidanti.al